Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

Showbiz

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

Elon Musk do të ketë një pagë me shifër rekord në Tesla, rreth 1 trilionë dollarë.

Marrëveshja u aprovua nga 75% e votave të aksionerëve duke marrë edhe duartrokitje të forta në mbledhjen e përgjithshme të kompanisë të enjten.

Musk, i cili është njeriu më i pasur i botës, duhet të rrisë ndjeshëm vlerën e kompanisë në treg brenda 10 viteve. Nëse ai e arrin këtë dhe përmbush objektiva të ndryshme, do të shpërblehet me qindra milionë aksione të reja.

Paga e mundshme ka ngjallur kritika, por bordi i Tesla tha se Musk mund të largohet nga kompania nëse nuk miratohet dhe nuk duan ta humbasin.

Pas njoftimit, Musk u ngjit në skenë në Austin, Teksas dhe kërceu ndërsa brohoritej emri i tij.

“Jemi gati të nisim jo vetëm një kapitull të ri të Tesla, por një libër të ri. Takimet e aksionerëve të tjerë janë përgjumje, por tonat janë të papara. Shiheni këtë. Është fantastike”, tha ai.

Objektivat që Musk duhet të arrijë brenda dekadës së ardhshme përfshijnë rritjen e vlerës së Tesla në treg nga 1.4 trilionë dollarë në 8.5 trilionë.

Gjithashtu ai duhet të hedhë në treg rreth një milionë mjete Robotaxi. Ndërkohë deklaratat e tij të së enjtes u drejtuan te rooti Optimus duke shpërbërë shpresat e disa analistëve që duan që Musk të ringjallë sektorin e makinave elektrike të kompanisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion