Mevlani publikon foto me Ledjanën, komenti i saj i la të gjithë pa fjalë

Showbiz

Mevlani publikon foto me Ledjanën, komenti i saj i la të gjithë

Një ndër dyshet më të përfolur të momentit janë Ledjana dhe Mevlani. Ata po shihen dita-ditës dhe më të afërt me njëri-tjetrin pasi bënë deklaratën se janë në programin “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Ledjana ndau me ndjekësit e saj në InstaStory video ku shfaqej duke udhëtuar në makinë së bashku me Mevlanin teksa dukeshin mjaft të lumtur.

Mevlani publikon foto me Ledjanën, komenti i saj i la të gjithë
Ata viheshin re duke i kënduar njëri-tjetrin dhe konkurrentja këto imazhe i shoqëroi me një ‘emoji’ zemër, si dedikim për Mevlanin.

Nga ana tjetër, Mevlani ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet bashkë me Ledjanën në Instagram, krahas së cilës i ka dedikuar Ledjanës një varg nga kënga e tij më e re në bashkëpunim me Julin.

“Kjo dashnia por si zjarri”, ka shkruar Mevlani.

Ajo që i mori të gjithë vëmendjen ishte komenti që bëri Ledjana.

Mevlani publikon foto me Ledjanën, komenti i saj i la të gjithë

“Ahh për mua ka me t’marrë malli”, ka shkruar ajo duke ngjallur kështu mjaft diskutime në rrjet, të cilën me siguri e ka thënë në formë shakaje si vazhdim i këngës së Mevlanit.

 

ME TE LEXUARAT