Meghan Markle feston 40-vjetorin e lindjes, nuk mungojnë urimet nga anëtarët e Familjes Mbretërore

Sot më 4 gusht, Meghan Markle feston ditëlindjen e 40. Në këtë ditë të shënuar për Dukeshën e Sussex, familja Mbretërore nuk ka harruar që ta urojë, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë pasur.

Përmes storieve në Instagram, Mbretëresha, Princi Charles, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë bërë një urim paqësor.

“I urojmë Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur sot!” Gjithashtu Meghan ka marrë urim nga Princi William, Kate Middleton.

Kujtojmë se anëtarët e familjes mbretërore mbajnë mëri pas intervistës historike që Meghan dhe Harry dhanë tek Oprah, duke folur për problemet që kishin në familje, mes tyre edhe racizmi.


