Mbreti Charles i heq Princit Andrew të gjithë titujt dhe e përjashton nga rezidenca mbretërore

Buckingham Palace ka njoftuar se Mbreti Charles III i ka hequr vëllait të tij, Princit Andrew, të gjithë titujt që i kishin mbetur dhe e ka detyruar të largohet nga rezidenca e tij mbretërore.
Në një deklaratë zyrtare, pallati bëri të ditur se tashmë ai do të njihet me emrin Andrew Mountbatten-Windsor, dhe jo më si princ. Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me marrëdhënien e tij me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Buckingham Palace theksoi se ka nisur procesin zyrtar të heqjes së titujve, duke nënvizuar se familja mbretërore qëndron në krah të viktimave dhe të mbijetuarve të çdo forme abuzimi. Fëmijët e Princit Andrew, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie, do të ruajnë titujt e tyre mbretërorë.
Sipas BBC, Andrew nuk kundërshtoi vendimin e mbretit për t’u zhveshur nga titujt dhe për t’u larguar nga rezidenca e tij.
Deklarata e plotë e Pallatit:
“Madhëria e Tij ka nisur sot një proces zyrtar për heqjen e titujve dhe nderimeve të Princit Andrew
Deri më sot, kontrata e qirasë e rezidencës ‘Royal Lodge’ i siguronte atij mbrojtje ligjore për të vazhduar të qëndronte aty. Tani ai është njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e kontratës dhe do të zhvendoset në një banesë private alternative.
Këto masa konsiderohen të domosdoshme, pavarësisht se ai vijon të mohojë akuzat kundër tij.
Madhëritë e Tyre duan të bëjnë të qartë se mendimet dhe keqardhja e tyre më e thellë kanë qenë dhe do të mbeten me viktimat dhe të mbijetuarit e çdo forme abuzimi.”
Presioni ndaj pallatit për të larguar Andrew nga rezidenca Royal Lodge ishte rritur ndjeshëm, pasi më herët këtë muaj ai u detyrua të hiqte dorë edhe nga titulli i Dukës së Jorkut, për shkak të lidhjeve me Epstein dhe akuzave të Virginia Giuffre.