“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBVIP4!

Showbiz

 

“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën

Rozana Radi ka qenë e mërzitur sot pas debateve sot  me Gjestin. Ky i fundit i ka përmendur banores ish-partnerin e saj, reperin e njohur. Por shoqja që ajo bëri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Livia, ka menduar se si ta gëzojë.

Rozana është surprizuar sot nga një parashutë e nisur pikërisht nga ish-banorja e BBV 4.

“Rozi, ti je një dashuri e madhe. Je një shpirt i bukur dhe shoqe besnike. Lum kush të njeh, e të ka pranë. Lufto për vete dhe për ne! #Team Rozana & Gjuhadoli”, shkruhej në parashutën që ish-banorja e BBV 4 i bëri surprizë këngëtares së njohur.

Edhe vetë Livia ka postuar në “Instastory” një fotografi të parashutës, ku etiketon Rozanën dhe motrën e këngëtares, Andeta Radi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion