Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: E shijoj me naivitet këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit!

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë, në prag Bajrami.
Rama gjatë fjalës së tij tha se ky muaj i bekuar është një periudhë reflektimi për të gjithë besimtarët.
"Kjo sofër tradicionale më jetë një ndjesi gati fëmijënore gazimi dhe mund të them me një farë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit ku na jepet mundësia të ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës.
Në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë.
Në ditë si kjo unë jo myslimani mendoj gjithmonë mirësinë e të jetuarit në një vend ku ritet e besimet shfaqen në harkun e vitit si pjesë shumë të bukura të të njëjtit gjerdan në petkun e kombit tonë", tha Rama.


