Sherr në BBVIP4! Rozana i thyen mikrofonin Gertës, ndërhyn produksioni!

Showbiz

Sherr në BBVIP4! Rozana i thyen mikrofonin Gertës, ndërhyn

Këtë të premte situata në BBVIP4 u tensionua ndjeshëm pas një debati të madh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë. Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion