Loredana u nda nga Jozi? Banorja: Qepe atë gojë, nga sot nuk…

Showbiz

Loredana u nda nga Jozi? Banorja: Qepe atë gojë, nga sot nuk…

Loredana duket se ka vendosur që të ndahet nga Jozi pas një debati që patën pasditen e sotme. Banorja është bërë me nerva me të dashurin e saj, i cili është bërë me Rozanën gjatë një debati mes tyre.

Ajo i tha Jozit që më mirë të qepte gojën e mos të fliste se sa të ndërhynte.

“Të lutem se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë. Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty”, i tha ajo banorit.

Ndërkohë ky i fundit iu drejtua:  “Meqenëse e paske kaq lehtë, në rregull, ça të them, pengesë nuk bëhem. Thjesht po tregon veten tënde asgjë më shumë. Meqë kaq lehtë e paske”.

Kujtojmë se lidhja e Loredanës dhe Jozit ka patur shumë ulje dhe ngritje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mes tyre nuk kanë munguar debatet, por sërish janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit

ME TE LEXUARAT