“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet”, Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Showbiz

“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, e njohur për qëndrimin e rezervuar gjatë eksperiencës së saj televizive, duket se po hap një kapitull të ri në jetën personale.

Pas një periudhe të gjatë aludimesh mbi fundin e martesës së saj, një postim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

Me ardhjen e muajit shkurt, Françeska ka ndarë disa fotografi ku shfaqet brenda makinës, e qeshur dhe plot energji pozitive.

Detaji që nuk kaloi pa u vënë re ishte buqeta e madhe me trëndafila rozë në sediljen pranë saj, një simbol që menjëherë nxiti dyshime për një surprizë romantike dhe një fillim të ri sentimental.

Edhe pse ajo nuk ka zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti, mesazhi që shoqëronte postimin ishte mjaft domethënës dhe u interpretua nga ndjekësit si një sinjal i qartë se diçka e re ka hyrë në jetën e saj.

ME TE LEXUARAT