Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ndryshojnë përvjetorin e martesës: Dasma e parë nuk sjell kujtime të bukura

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz raportohet se kanë marrë një vendim lidhur me përvjetorin e martesës së tyre, pasi sipas burimeve pranë çiftit, data e dasmës së parë lidhet me kujtime jo të këndshme për ta.
Çifti u martua në prill të vitit 2022, në një ceremoni tre ditore të zhvilluar në rezidencën familjare të familjes Peltz në Palm Beach, në prani të rreth 500 të ftuarve, mes të cilëve edhe familja Beckham.
Në gusht të vitit 2025, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz rinovuan betimet martesore në një ceremoni private, ku nuk ishte i ftuar asnjë anëtar i familjes së tij.
Sipas një artikulli të publikuar nga “The Sun”, çifti tashmë synon që si “përvjetor zyrtar” të konsiderojë datën e rinovimit të betimeve.
Një burim pranë tyre ka deklaruar: “Martesa e parë e Brooklyn dhe Nicola-s, në prill të vitit 2022, nuk është një ngjarje që ata e kujtojnë me kënaqësi. Nicola në atë kohë përfundoi duke qarë. Nuk është diçka që ata duan t’u kujtojë ajo ditë”.
I njëjti burim shtoi: “Martesa e dytë e tyre, kur rinovuan betimet në gushtin e kaluar vetëm me familjen e Nicola-s dhe miqtë e tyre, shoqërohet me kujtime shumë të bukura. Nga tani e tutje ata kanë vendosur që kjo të jetë data që do të festojnë publikisht si përvjetorin e tyre”.
Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij nuk kishin bërë asnjë postim për përvjetorin e martesës së parë në prill. Ndërsa për përvjetorin e rinovimit të betimeve, të dy publikuan të mërkurën, më 5 gusht, mesazhe dashurie në Instagram.
“Gëzuar përvjetorin Nicola. Nuk mund të ta përshkruaj sa shumë të dua. Ti je shoqja ime më e mirë dhe të dua më shumë se vetë jetën time. Jam shumë me fat që mund të të quaj bashkëshorten time. Ti je princesha ime absolute dhe të premtoj se gjithmonë do të të mbroj”, shkroi Beckham.

Ndërsa Peltz në një postim të veçantë shkroi: “Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Ti e bën jetën kaq të bukur. Faleminderit që je bashkëshorti më i mrekullueshëm që mund të kisha ëndërruar ndonjëherë”.

Ky zhvillim vjen disa muaj pas një postimi të bërë nga Brooklyn në janar, ku ai pretendonte se ai dhe bashkëshortja e tij kishin zgjedhur të rinovonin betimet për të krijuar “kujtime të reja që të na sjellin gëzim dhe lumturi”.
Në atë kohë, ai kishte pretenduar gjithashtu se martesa e tyre ishte lënë në hije nga sjellja e nënës së tij, Victoria Beckham, duke thënë se ajo kishte “ndërhyrë” gjatë kërcimit të parë të çiftit si burrë e grua.






