A u kris miqësia mes tyre? Kristi Lamaj zbulon arsyen pse Selin Bollati mungoi...

Showbiz

A u kris miqësia mes tyre? Kristi Lamaj zbulon arsyen pse Selin Bollati

Këngëtari i njohur, Kristi Lamaj ka folur për herë të parë rreth mungesës së Selin Bollatit nga videoklipi i këngës së tij më të fundit, “Tunde moj Selin”, gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”.

Publikimi i projektit muzikor ngjalli menjëherë reagime, pasi shumë ndjekës prisnin që në klip të shfaqej edhe balerina e njohur, me të cilën Kristi krijoi një miqësi të afërt gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi fansat vunë re se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

I pyetur për këtë situatë, Kristi tregoi se para xhirimeve kishte komunikuar me Selin dhe kishte menduar ta përfshinte në disa skena të videoklipit. Sipas tij, ideja ishte që ajo të shfaqej në disa momente si pjesë e koreografisë, por planet nuk u realizuan për shkak të angazhimeve të të dyve.

Këngëtari shpjegoi se skenari ishte përgatitur më herët dhe, duke qenë se ai ndodhej në turne koncertesh në Evropë, ndërsa Selin kishte gjithashtu axhendën e saj, produksioni vendosi të vijonte me konceptin fillestar, ku Kristi shfaqet i vetëm.

Megjithatë, deklarata e tij nuk i ka ndalur komentet në rrjet. Shumë ndjekës vijojnë të aludojnë se prishja e raportit mes tyre lidhet me mungesën e Selin në videoklip, ndërsa të tjerë besojnë se pas “unfollow”-it fshihet një konflikt mes ish-miqve.

ME TE LEXUARAT