Kompania italiane padit Kendall Jenner për shkelje kontrate, i kërkon dëmshpërblim 1.8 milionë dollarë

Një kompani italiane ka paditur modelen Kendall Jenner. Bëhet fjalë për kompaninë Liu Jo, e cila pretendon se 26-vjeçarja ka shkelur kushtet e kontratës së modelimit, duke mos u shfaqur në të dytën nga dy fotosesionet e planifikuara. Sipas kompanisë, Kendall do paguhej 1.5 milion dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20%.
Mediat amerikane kanë treguar se ajo ka shkuar në fotosesionin e parë në korrik të 2019 dhe se deri në shkurt të 2020 ka marrë 1.35 milionë dollarë.

Takimin tjetër e shtyu pandemia, e më pas nuk u caktua një datë. Thuhet se më vonë Kendall ndaloi së përgjigjuri Liu Jo derisa kompania e informoi atë se e konsideronte atë në shkelje të kontratës dhe se për këtë arsye, kontrata u ndërpre.

Kompania thotë në ankesën e saj se sipas kushteve të kontratës së tyre, të paktën pagesat e saj të para dhe të dyta ndaj modeles duhet të rimbursohen sepse ajo nuk mori pjesë në fotosesionin e dytë. Për këtë arsye kompania po kërkon të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim nga Kendall Jenner./iconstyle


