Kim Kardashian përballet me një sfidë shëndetësore në tru

Showbiz

Kim Kardashian përballet me një sfidë shëndetësore

Kim Kardashian është diagnostikuar me një aneurizëm në tru.

Në pamjet nga sezoni i ri i serialit “The Kardashians”, ajo shkon të bëjë një skaner. 45-vjeçarja duket se ia vendos fajin stresit për gjendjen e saj shëndetësore.


Aneurizmat janë fryrja e enëve të gjakut në formë baloni. Në tru janë të zakonshme dhe të dhënat tregojnë se prekin 1 në 50 persona.

Në shumë raste, pacientët nuk e dinë që mund ta kenë një të tillë sepse nuk shkaktojnë shumë simptoma.

Nëse përmasat e një aneurizme në tru rriten, shkakton dhimbje koke, humbje ekuilibri dhe probleme me të folurit. Në rastin e një rrjedhjeje, janë shumë të rrezikshme e deri vdekjeprurëse.

Aneurizmat mund të ndodhin në çfarëdo pjese të trupit, por më së shumti gjenden në aortë, arterien kryesore dhe më të madhe të zemrës.

Sipas studimeve, të rriturit e moshave 30-60 vjeç preken më shumë dhe mbizotërojnë gratë.

Në një moment tjetër të pjesës së shkëputur nga seriali, Kim deklaron se ish-burri i saj, Kanye West do të jetë pjesë e jetës së saj “pavarësisht gjithçkaje” sepse kanë katër fëmijë së bashku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion