Diesel, Armani, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara, bllokohen mallrat në Portin e Durrësit

Aktualitet

Diesel, Armani, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara,

Janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara në Portin e Durrësit.

Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.

Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion