Në fund të vitit hapen 6 km e para të superstradës Tiranë-Durrës, Rama: Hyrje dinjitoze në kryeqytet

Aktualitet

Në fund të vitit hapen 6 km e para të superstradës

Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës me korsi të shtuara.

Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar edhe pamje nga punimet.

“Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur”, thotë Rama.

Në fund të vitit hapen 6 km e para të superstradës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion