"Kam nevojë për psikolog vetë’, Beniada ka dy fjalë për Donaldin pas krisjes me Beatrix

Showbiz

"Kam nevojë për psikolog vetë’, Beniada ka dy

Gjatë mbremjes se djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” situatat janë tensionuar shumë midis çiftit Beatrix dhe Donald, të cilët duken më afër ndarjes se kurrë.

Kjo situatë arriti kulmin e saj kur Beatrix shprehu në dhomën e rrëfimit se Donaldi saj nuk ishte si në fillimet e tyre dhe gjërat kishin ndryshuar shumë midis tyre.

Nga ana tjeter, Donaldi u shpreh se veprimet e Trixës i kanë shkaktuar shumë bezdisje.

Kështu, gjatë ditës së sotme, aktori i humorit e ka patur të nevojshme të bisedojë me Beniadën lidhur me këtë situatë.

Ajo e ka këshilluar duke i thënë se me një vajzë si Beatrix duhet të ketë kujdes, pasi është shumë e ndjeshme dhe duhet të sillet si një psikolog.

“Mos flit me të tjerët për gjërat e tua personale me Trixën. Kur ka diçka, kape Trixen direct veç dhe pyete ‘Pse je kshu?’ ‘Pse je e mërzitur?’ ‘Hajde flasim bashkë’. Ose kape në fillim fare me shaka për ta çdramatizuar, pastaj nise bisedën e thellë.

Ajo është shumë e ndjeshme dhe shumë sensitive, duhet të bësh pak psikologun me të.”

Nga ana tjetër, Donaldi dukej i shqetësuar duke këmbëngulur se ishte munduar me këngëtaren por dhe ai “ka nevojë për psikolog për vete”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion