"Ishte një çast lumturie", Ori Nebiaj rrefen momentin kur i shkroi ish-it nën efektin e alkoolit

Ori Nebiaj ka ndarë së fundmi një moment të sikletshëm, por edhe gazmor nga jeta e saj personale.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo u pyet nëse i ka shkruar ndonjëherë ndonjë ish-të dashuri nën efektin e alkoolit.
Pa hezitim, Ori e pranoi: “Po, ka ndodhur. Vetëm një herë… por e mbaj mend shumë mirë.”
Sipas saj, kjo ka ndodhur në dasmën e një shoqeje të ngushtë, kur ishte ndikuar nga atmosfera festive dhe “ndoshta ndonjë gotë më shumë.”
“Episodi ishte epik fare, por u pendova në sekondë. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, dhe s’kishte ndonjë rëndësi të madhe – thjesht një moment gabimi”, u shpreh ajo.
Nebiaj shtoi se nuk e ka përjetuar si dramë, por si një çast të vogël lumturie që ndodhi atë mbrëmje.
“Ishte një minutë… një çast lumturie,” tha me humor.


