Incident në BBVIP4! Gjesti humb ekuilibrin dhe bie nga valixhja, ja si është gjendja e këngëtarit!

Showbiz

Incident në BBVIP4! Gjesti humb ekuilibrin dhe bie nga valixhja, ja si

Gjesti ka tentuar sërish një tjetër lojë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, duke sjellë humor dhe emocione te banorët dhe publiku.

Kësaj here, ai vendosi të hipte mbi dy valixhe me rrota, duke u përpjekur të lëvizte mbi to nëpër shtëpi, ndërsa për këtë aventurë të rrezikshme e ndihmonin Rozana Radi dhe Egli Tako.

Siç pritej, eksperimenti nuk shkoi ashtu siç ai kishte menduar. Pas disa sekondash “udhëtimi” mbi valixhe, Gjesti humbi ekuilibrin dhe u rrëzua bashkë me to, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve dhe duke bërë këtë moment një nga më të komentuarit në rrjetet sociale.

Fatmirësisht, Gjesti nuk pësoi asnjë lëndim, por videoja e rrëzimit të tij është bërë virale, duke e bërë një nga klipet më të shpërndara të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion