Zbardhen detajet! Si hakerat tentuan të vjedhin sekretet hetimore që Altin Dumani disponon në SPAK! Ja çfarë ndodhi!

Aktualitet

Zbardhen detajet! Si hakerat tentuan të vjedhin sekretet hetimore që

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Struktura më e rëndësishme hetimore në vend, pranoi të enjten se është bërë pre e një krimi kibernetik. Dy ish-zyrtarë publikë dyshohet se kanë mundur të thyejnë fjalëkalimet e postës elektronike të tre prokurorëve të SPAK, duke marrë prej aty materiale sekreti hetimor.

Ngjarja në përmasat e një skandali është regjistruar mbrëmjen e 12 marsit 2025. SPAK njoftoi zyrtarisht se këtë ditë ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme në adresat e e-maileve të prokurorëve të Posaçëm. Sipas SPAK, falë masave të sigurisë nuk është arritur të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të institucionit.  

Nga verifikimet, tha SPAK, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, nënvizoi SPAK, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Në reagimin e SPAK, thuhet se hetimi i nisur pas rastit identifikoi brenda 24 orëve dy persona, si përgjegjës për ngjarje, individin që ka realizuar ndërhyrjen në email dhe atë që e ka shpërndarë informacionit tek persona të tretë, por pa zbuluar emrat e tyre. Ata janë Zambak Gjoni, ish-zyrtar i Burgut të Fierit dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT. Pas arrestimit, me kërkesë të SPAK ata janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “ndërhyrjes së pa autorizuar” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Adresat elektronike të sulmuara i përkasin prokurorëve të posaçëm, Enkeleda Millona, Elida Kaçkini e Behar Dibra. SPAK tha se pas arrestimit të dy të dyshuarve është bërë i mundur sekuestrimi i pajisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen, si edhe skedarët e shkarkuar, ndërkohë që deri në këtë fazë të hetimit nuk ka të dhëna që ata të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

Një pjesë e materialeve hetimore të shkarkuara nga e-mailet e prokurorëve i janë dërguar dy gazetarëve, të cilët, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, janë urdhëruar nga SPAK të mos u publikojë ato. Ndërkohë janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë, që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar, që i kanë zotëruar këto informacione. Sipas Prokurorisë së Posaçme hetime për këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion