Skandali me salmonelë! AKU nis kontrollet, ja çfarë u zbulua në tregjet!

Aktualitet

Skandali me salmonelë! AKU nis kontrollet, ja çfarë u zbulua

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit. Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani po inspektohen të tjera.

Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë. Njëkohësisht, përmes tabelave u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin ku e kanë blerë, raporton AKU.

Gjithashtu, nëse e kanë konsumuar, mund të raportojnë rastin. Për këtë qëllim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rajoni Vlorë, ka vënë në dispozicion numra kontakti për qytetarët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion