Berisha thirrje qytetarëve për të votuar opozitën, ironizon Ramën: Ta lemë atë të merret me zhaba e bretkosa!

Demokrati Sali Berisha është takuar sot me disa nga banorët e Baldushkut, ku u prezantoi atyre programin e PD për bujqësinë dhe kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha po ashtu ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur: “Ta lemë atë të merret me bretkosa, me zhaba se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bëjnë njerëzit të harrojmë se çfarë detyrime ka qeveria ndaj tyre.
E ka qëllim këtë, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ato që nxjerr aty që e pyesin, dhe përpiqet të largojë vëmendjen nga programi".
Po ashtu Berisha tha se qytetarët duke tia mirëbesojnë votën opozitës duke votuar numrin 1.
"Unë kam besim te ju se në 11 maj do votoni njishin, njishi është numri i diellit, po thuajse hyjnor, kështu që duke votuar njishin votoni, ndryshimin e madh”, tha Berisha.


