Ilnisa Agolli nis një kapitull të ri dashurie pas ndarjes nga Meriton Mjekiqi

Gazetarja Ilnisa Agolli ka ndezur spekulimet në rrjetet sociale pas një postimi ku shfaqet me një buqetë lulesh në formë zemre, shoqëruar me përshkrimin enigmatik: “Me pusullë apo pa pusullë, dy sy shkëlqejnë”. Ky postim erdhi pas ndarjes së saj nga Meriton Mjekiqi dhe ka bërë që ndjekësit të mendojnë për një lidhje të re.
Megjithëse fansat kanë nisur të spekulojnë dhe t’i dërgojnë urime, vetë Ilnisa nuk ka konfirmuar asnjë detaj mbi partnerin e ri. Dhurata dhe fotot në rrjetet sociale tregojnë se gazetarja po shijon një histori të re dashurie, por e mban larg vëmendjes së publikut, duke i lënë ndjekësit me kuriozitet.


