“I futesh Meritonit në shtrat si dashnore…”/ Plas keq mes Rikes dhe Ilnisës: Ti shkon me të gjithë

Showbiz

“I futesh Meritonit në shtrat si dashnore…”/ Plas keq

Xhelozia e Ilnisës për Riken dhe Meritonin ka degraduar në debat gjatë Primes së BBV3.

Rike i sqaron Ilnisës se nuk ka asnjë gjë më Meritonin përveç shoqëri, ndërsa ajo nuk është e qartë se si Ilnisa i futet në shtrat atij si dashnore apo si shoqe. Ilnisa e akuzon se shkon me të gjithë, ndërkohë që Rikja shprehet se ajo është e shoqërueshme me të gjithë dhe ka relata të mira me të gjithë, ndërsa Ilnisa ka shoqe vetëm Merin.

Rike Roçi: Mua më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje, sepse Meritoni mund të ketë relacion me Ilnisën sa herë të dojë sepse unë Meritonin e kam vetëm shok, vërtet e kam shumë xhan, por mund të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk e di si i futesh ti atij në krevat si shoqe apo si dashnore, zgjidheni vetë mes njëri-tjetrit se akoma nuk është kuptuar kjo gjë.

Ilnisa: Do e kuptosh dalëngadalë siç do kuptosh gjëra të tjera…

Rikja: Bëj çfarë të duash me Meritonin sepse unë nuk kam lidhje fare, është vetëm realcion shoqërie.

Ilnisa: Dalëngadalë do të të vijë behari dhe ty.

Rikja: I ngrite prapë puplat ti se dole e preferuara e publikut? Se i ule për një kohë dhe i ngrite prapë.

Ilnisa: Deri tek puplat mund të flas me ty, se pas puplave nuk kemi se çfarë themi bashkë.

Rikja: Unë nuk jam problemi midis juve dhe Meritoni mund ta konfirmojë se çfarë jemi ne.

Ilnisa: Kjo shkon me të gjithë Ledjon. Shkon me Romeon, fut spicat edhe në lidhjet e tjera…

Rikja: Të kesh turp që thua një gjë të tillë.

Ilnisa: Kjo është shoqja e të gjithëve dhe armikja e të gjitha gocave që mund të kenë një…

Rikja: Unë me të gjitha gocat shkoj mirë, vetëm përveç teje. Ti je duke plasur nga inati, inshallah të merr. Ti vetëm Merin ke shoqe asnjë tjetër.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion