“I dëshpëruar”: Gordon Ramsay zbërthen dramën Beckham, Brooklyn nuk e priti mirë

Showbiz

“I dëshpëruar”: Gordon Ramsay zbërthen dramën

Të gjithë duket se kanë diçka për të thënë mbi sjelljen e Brooklyn-it ndaj prindërve të tij, edhe pse David-i dhe Victoria ende nuk kanë zgjedhur të reagojnë. Gordon Ramsay dhe familja e tij morën pjesë në dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, por me sa duket ai ka zgjedhur të mbajë anën e David-it dhe Victoria-s në këtë konflikt.

Gordon Ramsay mendon se Brooklyn Beckham është “i dëshpëruar për të gjetur rrugën e vet” në martesën e tij me Nicola Peltz, gjë që e ka çuar në përplasje të mëdha publike me prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham. Gjatë promovimit të serialit të tij të ardhshëm në Netflix, Gordon Ramsay tha për The Sun se shkaktari kryesor i sjelljes moskokçarëse të Brooklyn-it është dashuria.

“Është e vështirë, apo jo, kur je i fiksuar pas dikujt? Dashuria të verbon. E thonë për një arsye.”

Shefi i kuzhinës e pranoi se kjo është një “situatë e vështirë” për Brooklyn-in dhe pjesën tjetër të familjes Beckham.

“Ai është i dëshpëruar për të qëndruar në këmbët e veta, pa mbështetjen e familjes. Është i vendosur të krijojë rrugën e tij dhe unë e respektoj këtë te Brooklyn, është gjë shumë e mirë. Por kujto nga vjen. Dhe sinqerisht, një ditë nuk do t’i kesh më prindërit dhe duhet ta kuptosh këtë.”

Ai tha se Victoria është e mërzitur dhe me të drejtë. Më tej, ai foli për marrëdhënien e Brooklyn-it me të atin.

“E di mirë se sa shumë David e do Brooklyn,” vazhdoi ai.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Gordon Ramsay mbetet shpresëplotë se kjo situatë do të zgjidhet. Sipas tij, edhe nëse Brooklyn nuk bën hapin e parë, David do të bëjë patjetër diçka për ta rregulluar marrëdhënien.

“I kam parë nga afër sa prindër të mirë janë. David si baba është i jashtëzakonshëm. Të dy kanë investuar shumë energji te fëmijët dhe e di sa herë e kanë nxjerrë Brooklyn-in nga telashet.”

Ai e përfundoi duke i kërkuar Brooklyn-it të kujtojë nga vjen dhe sakrificat që prindërit kanë bërë për të.

“Mendoj se është çështje kohe para se Brooklyn të reflektojë dhe të kuptojë sa të rëndësishëm janë prindërit e tijpër të. Thjesht dua që Brooklyn të marrë pak kohë për veten dhe të kujtojë: je gjysma e mamit dhe gjysma e babit. Je një djalë i mrekullueshëm. Por ata kanë bërë për ty më shumë se kushdo në jetën tënde. Koha do të shërojë çdo gjë dhe David-i do ta rikthejë patjetër atë marrëdhënie.”

Nga ana tjetër, Brooklyn duket se nuk i ka mirëpritur këto fjalë dhe e ka hequr menjëherë nga lista e ndjekësve në Instagram, ndonëse Gordon Ramsay vazhdon ta ndjekë ende.

Në janar, Brooklyn publikoi një deklaratë të ashpër ndaj familjes, duke u shprehur në rrjetet sociale se nuk dëshironte të pajtohej me familjen pas gjithë situatave që kishin kaluar./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion