“Gjesti më ka ngacmuar …”, Valbona i thotë të gjitha pas daljes nga BBV4: Më ka prekur atje ku s’duhet

Showbiz

“Gjesti më ka ngacmuar …”,  Valbona i thotë të

Mbrëmjen e djeshme, Valbona Mhilli, ka lënë përfundimisht shtëpinë, “Big Brother VIP 4”. E ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show.

Gjithashtu Valbona ka komentuar edhe banorët që janë aktualisht në shtëpinë e BBV 4. Ish-banorja ka habitur kur iu përmend emri i Gertës, për të cilën tha “kush është kjo?” apo Danjën që tha shkurt “Barbie”.

Komentet e Valbonës për banorët e “Big Brother VIP 4”:

Gjestin e kam shumë xhan, e dua shumë fort. Është një djalë i mrekullueshëm, ka një zemër shumë të mirë. Mua më ka ngacmuar fort. Në kohën kur ka ardhur Gjesti ai e dinte se prime-t i kapte Bona, e më kishte thënë se do të ndjek dhe nuk do të lë rehat në këtë shtëpi dhe atë gjë bëri.

Më ndoqi me javë të tëra, u mundua të më prekte aty ku mua më dhemb, te gjërat e mia familjare, që i kisha përzemër. Mori fotografinë dhe e grisi, pastaj kapelën e babit. Por ishte ai Gjesti që bënte këto veprime dhe pastaj vinte e thoshte ‘po të shoh të mërzitur dhe do e heqim bashkë’. Më ka bërë të qaj por edhe të qesh, të marr një kënaqësi të madhe nga Gjesti. Kohët e fundit i kam kaluar me të.

Rozana Radi është dinake e madhe.

Gerta, kush është kjo? Nuk e mbaj mend fare, për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpi

Loredana është në vajzë lozonjare, shumë e këndshme, më vjen mirë që e tregoi atë Loredanën që donte të tregonte.

Danja, barbie

Aldo skuth, është pak skuth

Jozi është zemër. Jozi ka qenë zemra e shtëpisë që ka sjellë shumë art dhe na ka bërë të gjithëve të këndojmë, të qeshim, të kërcejmë, të qajmë, edhe na ka sjellë atmosferë në shtëpinë e “Big Brother”-it.

Eglit i duhet shumë punë, erdhi në Big Brother për të gjetur veten që kishte lënë kur hyri, po me thënë të drejtën edhe atë që mendon që e ka, kam përshtypjen se do ta lërë në shtëpi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion