Gjërat po bëhen shumë serioze! Ledjana bën deklaratën më të fortë për Mevlanin

Showbiz

Gjërat po bëhen shumë serioze! Ledjana bën deklaratën

Në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Tashmë marrëdhënia mes tyre është akoma më e fortë dhe dita ditës dyshja afrohen akoma më shumë bashkë. Në rrjete sociale ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri dhe nuk mungojnë dedikimet e dashurisë.

Mirëpo sot në nisje të emisionit, Ledjana i surprizoi të gjithë. Ajo i dha një dhuratë Mevlanit, që ishte një ndër më të veçantat dhe brenda mbante një deklaratë shumë të fortë. Ajo i dhuroi një kornizë, brenda së cilës ishte shkruar “të dua”. Kjo është hera e parë që Ledjana i thotë Mevlanit “të dua”, ndaj këto fjalë dhe dhurata e saj i surprizoi të gjithë. Madje ajo ftoi Mevlanin që të ulej pranë saj në kolltuk dhe ai pranoi e i dhuroi një puthje në ballë.

ME TE LEXUARAT