Gjendet e vdekur në hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian, dyshimet e para...

Showbiz

Gjendet e vdekur në hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian,

Ajo ishte 34 vjeç dhe u gjet e pajetë në një hotel luksoz pak para orës 3 të mëngjesit sipas orës lokale të enjten. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, megjithatë sipas mediave të huaja, nuk ka prova për krim.

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç.

34 vjeçarja kishte bërë paraqitje të kufizuara në aktrim si e re, së pari në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”.

Ajo u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 2005, “The Three Burials of Melquiades Estrada’, të drejtuar nga babai i saj, ku luante edhe njerka e saj, Dawn Laurel-Jones, si fotografe në sheshxhirim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion