Gbani ndez rrjetin me një vajzë misterioze bionde, fansat dyshojnë për lidhje të re

Ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe këngëtari i njohur, Gbani, ka ngritur dyshime për një romancë të re pas një postimi në “Instagram Story”.
Në imazhin e shpërndarë, ai shfaqet në një ambient nate pranë një vajze bionde bukuroshe, që menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Publikimi i këtij momenti ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet për një lidhje të mundshme të re.

Megjithatë, këngëtari nuk ka reaguar ende dhe identiteti i vajzës mbetet i panjohur. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një histori dashurie apo thjesht një dalje shoqërore.
Një gjë është e sigurt: fansat e Gbanit po presin me padurim një konfirmim nga vetë artisti.


