I ngjashëm me formatin më të dashur për publikun, ky do të jetë emisioni i ri i Arbana Osmanit

Showbiz

I ngjashëm me formatin më të dashur për publikun, ky do

Moderatorja e njohur Arbana Osmani do të nisë në shtator një emision të ri në kanalin e saj në YouTube. Programi do të ketë ngjashmëri me formatin e dashur për publikun “Dua të të bëj të lumtur” dhe do të sjellë histori emocionale e njerëzore.

Lajmi u bë i ditur nga Elton Tozaj në një intervistë për Vip Magazine, ku u theksua se Osmani synon të sjellë një projekt të afërt me publikun, të përshtatur posaçërisht për platformat digjitale.

Ky është rikthimi i saj në YouTube, pas përfundimit të sezonit të parë të “Mirëmbrëma yje”, një format që u prit mjaft mirë nga ndjekësit e saj online.

Arbana Osmani përmendet shpesh për rikthimin e saj në drejtimin e Big Brother, por duket se edhe këtë vit nuk do të jetë pjesë e Top Channel, duke zgjedhur të fokusohet tek projektet personale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion