Norvegji/ 7 orë i "varrosur" nën 1.5 metra borë, shpëtohet turisti!

Bota

Norvegji/ 7 orë i "varrosur" nën 1.5 metra borë,

Një turist i "varrosur" nga një ortek në veri të Norvegjisë është nxjerrë i gjallë në një operacion shpëtim. Burri rreth të 40-ve kaloi shtatë orë i bllokuar nën dëborë dhe u gjet i vetëdijshëm nën rreth 1.5 metra dëborë pak pas mesnate në komunën e Lyngen.

Kristian Midtgard ishte personi që gjeti burrin e shpëtuar. Ai tha se është shumë e habitshme që ai ishte ende gjallë. Ai shtoi se të gjitha statistikat dhe përvoja thonë se nuk është e mundur kur qëndron i varrosur për kaq gjatë.

“Njerëzit të varrosur nën dëborë nga orteku zakonisht mbyten brenda 10 minutave,” tha Dr Audun Hetland, një studiues i ortekëve nga Universiteti Arktik i Norvegjisë.

Ai theksoi se disa mbijetojnë më gjatë por shtatë orë janë pothuajse unike në histori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion