FOTO / Modelja Bella Hadid i rikthehet fuqishëm pasarelave pas një beteje të gjatë me sëmundjen Lyme

Modelja 28-vjeçare, Bella Hadid, ndau së fundmi me ndjekësit e saj një moment emocional dhe personal, duke rrëfyer për një cikël trajtimi që ndoqi për të luftuar sëmundjen Lyme, një gjendje e vështirë shëndetësore që e ka shoqëruar prej më shumë se një dekade.
E diagnostikuar më shumë se dhjetë vite më parë, Bella ka kaluar periudha të vështira mes trajtimeve intensive dhe simptomave që shpesh e kanë detyruar të tërhiqet nga angazhimet e saj profesionale.
Pas mungesës së saj në Javën e Modës në Nju Jork, Bella Hadid bëri një rikthim të jastëzakonshëm, duke marrë pjesë në sfilatën e Saint Laurent për koleksionin Pranverë/Verë 2026.

Për daljen e saj në pasarelë, modelja kishte veshur një mantel voluminoz ngjyrë ari, me supe të gjera dhe një rrip të trashë në bel. Veshja u kombinua me çorape të zeza, këpucë të zeza të stilit kitten heels, syze dielli ngjyrë kafe dhe veshë të mëdhenj me gurë tërheqës. Flokët i kishte të kapura thjesht në një topuz, duke lënë mantelin të jetë në qendër të vëmendjes.

Por ajo që e bëri rikthimin e saj akoma më spektakolar ishte vendi i sfilatës, ajo u mbajt në bazën e Kullës Eifel, ndërsa struktura ikonike ndriçonte sfondin e pasarelës gjatë gjithë shfaqjes, duke krijuar një atmosferë mahnitëse për të gjithë të pranishmit.
Më 17 shtator, Bella ndau një karusel fotografish në Instagram, ku në disa prej tyre shfaqej e shtrirë në një shtrat spitali, e lidhur me serum. Në përshkrimin që shoqëronte postimin, shkroi thjesht: “Më vjen keq që gjithmonë zhdukem, ju dua shumë.”







