Izraeli jep paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës: Largohuni menjëherë ose do të quheni “terroristë”

Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës:

Ministri izraelit i Mbrojtjesi, Israel Katz, dha sot paralajmërimin e fundit për banorët e Gazës, duke u bërë thirrje të largohen drejt jugut, përndryshe do të “trajtohen si terroristë”.

“Është mundësia e fundit për banorët e Gazës që duan të zhvendosen drejt jugut dhe të lënë terroristët e Hamasit të izoluar në qytetin e Gazës,” deklaroi Israel Katz në një njoftim të transmetuar nga mediat izraelite, teksa ushtria izraelite po intensifikon operacionet e saj atje.

Sipas Katz, kushdo që mbetet në Gaza do të konsiderohet mbështetës i terrorizmit.

“Kushdo që mbetet në Gaza do të konsiderohet si terrorist dhe mbështetës i terrorizmit,” shtoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion