Fifi nuk përballon debatin në Big Brother VIP dhe humb ndjenjat

Showbiz

Fifi nuk përballon debatin në Big Brother VIP dhe humb ndjenjat

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Big Brother VIP. Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Nga ana e saj këngëtarja u shpreh se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas këtij momenti, Fifit i bie të fikët.

Pasi e mori veten, Fifi u thirr në dhomën e rrëfimit, ku gjatë një diskutimi me Arbanën, këngëtarja u shpreh se Balina ka mendim negativ për të dhe se po e akuzon pa të drejtë.

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leri të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.

Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.
Fifi: Ajo nuk ka kurrfarë mendim pozitiv për mua. Unë nuk jam duke luajtur akoma. Kjo që bëj unë nuk është lojë. Ajo më cënoi

Arbana: Po pse? Sepse të tha që ti ke dashur vëmendje

Fifi: Jo ajo më tha që ty të ka humbur vëmendja. Ju më keni thënë që qëndrimi i Balinës dhe i Arbrit janë qëndrime të publikut.

Arbana: Jo, ato janë qëndrimet e tyre. Publiku ka qëndrime të tjera. E rëndësishme është që ju ta shijoni.

Fifi: Nuk po më lini të shijoj. Unë nuk jam duke luajtur në asnjë sekondë. Akoma unë nuk kam nisur të luaj. Unë e urrej hipokrizinë. Janë shumë sende që mua më kanë shqetësuar. Kur unë akuzohem që mua më ka humbur vëmendja.balkanweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion