Tragjedia me 46 viktima në Bullgari, vijon hetimi, agjensisë do t’i hiqet licenca

Kosovë&Rajon

Tragjedia me 46 viktima në Bullgari, vijon hetimi, agjensisë do

Në vijim është hetimi për aksidentin në të cilin humbën jetën 46 pasagjerë, ndërsa shtatë persona janë lënduar prejse autobusi i Maqedonisë së Veriut u dogj në zonën e Strumës  në autostradën Sofje-Bllagoevgrad.

Sipas informacioneve të para nga organet hetuese në Bullgari, në autobus gjithsej ishin 53 persona, prej të cilëve 46 humbën jetën, ndërsa shtatë janë hospitalizuar në Klinikën në Sofje. Prej të vdekurve 12 janë fëmijë.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mbrëmë në konferencë shtypi theksoi se hetimin për aksidentin e autobusit e udhëheqin organet hetuese bullgare, si dhe është dërguar ekipi ynë nga MPB-ja për të ndihmuar në hetim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është shumë e rëndësishme shtoi ai, në këto momente shpejtë të këmbehen të dhëna dhe informata të cilat janë në interes të hetimit dhe ato të dhëna të ndahen me prokurorinë publike bullgare dhe me organet hetuese. “Gjithsesi shumë e rëndësishme do të jetë për shpejtësinë e identifikimit të të vdekurve në Asistencën Mjekësore Gjyqësore që do ta japin institucionet tona”, theksoi Spasovski.

Në lidhje me arsyet e mundshme për fatkeqësinë ministri i Punëve të Brendshme ka potencuar se duhet të pritet organet hetuese të cilat e kryejnë hetimit dhe të cilat kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes ta japin raportin e tyre.

Spasovski pret reagim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve kompetente dhe beson se në bashkëpunim me institucionet bullgare shumë shpejtë do të kemi përgjigje rreth të gjitha paqartësive për aksidentin e autobusit dhe sipas asaj do të ketë efikasitet në konfirmimin e përgjegjësisë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski kumtoi se ka filluar procedura për marrje të licencës për punë të “Besa Transit”, sepse nga njohuritë e fituara transportuesi ka kryer transport ndërkombëtsar pa certifikatë nga licenca për autobus, ndërsa Qeveria e ka obliguar Inspektoratin Shtetëror për Transport të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm.

Automjeti i djegur nuk është paraqitur nga ana e transportuesit sipas nenit 11 paragrafi 5 i Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe për këtë arsye automjeti nuk është në bazën elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në deklaratë për mediat dje para spitalit “Pirogov” në Sofje, ku janë akomoduar shtatë udhëtarët e mbijetuar, deklaroi se deri në atë moment  mund të tregohet se cila është arsyeja e fatkeqësisë. Sipas tij, janë të mundshme dy faktorë, faktori njerëzor, ose parregullsia teknike e automjetit.

Ai potencoi se autopsia e trupave do të bëhet në Bullgari, ndërsa gjurmët biologjike të familjarëve të të vdekurve do të merren në Institutin pët mjekësi gjyqësore në Shkup dhe menjëherë do të dorëzohen në Bullgari.

Në Sofje me Joveskin ishte edhe shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska, e cila potencoi se hetimi ende zgjat dhe se nuk mund të tregojë informata më detajore.

Drejtori i Shërbimit hetues bullgar, Borisllav Sarafov deklaroi se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut e kanë saktësuar mënyrën në të cilën do të punohet në hetimin për aksidentin. Sipas Sarafovit, për disa ditë pritet të bëhen gati rezultatet e analizës së ADN-së, me siguri që të identifikohen viktimat nga aksidenti në autostradën “Struma” në Bullgari.

Autobusi me targa të Maqedonisë ka hyrë në Bullgari nga Turqia përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo”, pak pas orës 21:00, ndërsa fatkeqësia ndodhi rreth orës 02:00 sipas kohës së Maqedonisë , në rrugën magjistrale “Struma, në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Për shkak të aksidentit Qeveria dje shpalli ditë zie treditëshe në territorin e të gjithë shtetit dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet publike. Ditë zie sot është shpallur edhe në Kosovë dhe në Bullgari./TV21

ME TE LEXUARAT