Fatma Methasani rikthehet në ekran, zbulohet televizioni dhe programi i ri ku do ta shohim moderatoren

Showbiz

Fatma Methasani rikthehet në ekran, zbulohet televizioni dhe programi i ri

Edhe pse ishte shkëputur për pak kohë nga projektet televizive, ftesat për Fatmën dhe energjinë e saj nuk kanë munguar, megjithatë moderatorja e ka shfrytëzuar këtë shkëputje për ta shijuar më shumë mëmësinë dhe kohën me të birin, Noah.

Deri tani, kur pothuaj gjithçka është gati; programi, protagonistët, ekrani. Edhe Fatma vetë.

Postimet e kohëve të fundit të moderatores na kanë bërë të kuptojmë se puna për programin më të ri që do të nisë së shpejti në ekranin e Euronews ka nisur prej kohësh. Sot, nga profili i saj në Instagram, Fatma ka postuar edhe videon e prezantimit të emisionit të ri, “Gen Z”, i cili, siç thotë ajo, ka në fokus të rinj të talentuar në fusha të ndryshme që, me siguri, do ta mahnitin publikun me gjërat që bëjnë.

 

ME TE LEXUARAT