Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Motra e Mateos TREGON se çfarë u ka thënë banori i BBVip për të

Showbiz

Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Motra e Mateos

Motra e Mateos, Kejsi, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Fan Club” ku ka folur për raportin e të vëllait me Brikenën.

Ajo u shpreh se nuk e kanë ditur më para për lidhjen e tyre, si dhe ka treguar se si ka reaguar Mateo kur ka parë Brikenën që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga biseda:

Ka patur shumë aludime se familja e ka ndaluar fejesën, si është e vërteta?

Mateo dhe Brikena janë në një moshë që mund të marrin vendimet e tyre të lira, ça kanë patur për të thënë i kanë thënë aty brenda, verisonet e tyre përputhen.

Përputhje ka patur dhe nuk ka patur, a ka ndërhyrë familja?

Mateo nuk e dinte nëse kjo marrëdhënie do të bëhej e madhe.

Nuk të ka thënë për Brikenën para se të hynte në Big?

Kur është bërë prezantimi i Brikenës, Mateo ka thënë e njoh, kam shumë respekt, është vajzë e mirë. Nuk e kam pyetur më shumë.

Familja jote ça mendon për Brikenën?

Nuk ka mendim specifik, e njohim aq sa e njohin të gjithë.

Do e pëlqenit si nuse në Elbasan?

Nuk e di sa mund të shkojnë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion