“Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur”, Rozana tenton të zgjojë nga gjumi Eglin dhe Gjestin

Showbiz

“Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur”,

Mëngjesin e sotëm, Rozana e nisi ditën plot energji, duke kërcyer në oborr së bashku me Laertin.

Më pas, ajo u drejtua drejt dhomës së gjumit, ku Egli dhe Gjesti po flinin bashkë pas dasmës së tyre në shtëpi. Me humor, Rozana tentoi t’i zgjojë duke thënë: “Zgjohuni, se ka ardhur halla me xhaxhain.”

Më tej, ajo iu drejtua Eglit me një batutë: “Zgjohu, se do fshish oborrin.”

Pas kësaj, me të qeshur shtoi: “Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur.”

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale, pjesë e zakonshme e formatit Big Brother.

Në ceremoni morën pjesë disa nga ish-banorët, opinionistët Neda dhe Arbri si dëshmitarë, si edhe Ledioni, i cili bëri edhe celebrimin.


Prania e Loredanës ra gjithashtu në sy. Ajo ishte në një lidhje me Jozin, i cili u arrestua natën kur u eliminua nga loja, pas incidentit ku goditi me shuplakë Gjestin.

Ai u lirua nga policia të nesërmen dhe ende nuk ka reaguar për ngjarjen. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion