Çfarë i ndodhi? Neda Balluku shpërthen në lot në mes të emisionit: O Zot çfarë po...

Showbiz

Çfarë i ndodhi? Neda Balluku shpërthen në lot në mes

Ditën e djeshme, studioja e “Për’puthen” është tronditur nga ngjarja e rëndë, kur Erika e ka goditur me shuplakë Buçin, pasi u transmetua takimi i tij me konkurrenten tjetër, Klaudian. Emri i Erikës ishte përmendur në takimin e dyshes, gjë që mesa duket e acaroi, duke e goditur në studio.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar tepër e prekur opinionistja e “Për’puthen”, duke u shprehur se teksa sheh këtë ngjarje, ku një femër godet një mashkull, i duket një veprim i tmerrshëm.

“Unë jam e fundit në këtë studio, që mund të pranoj që një vajzë t’i gjuajë një djali. Unë kam lindur dy djemë, të cilët mundohem me shpirt nga mëngjesi në darkë që t’i mësoj se vajzat nuk preken me dorë, as me mendim dhe të më vijë mua një vajzë, të më prekë djalin kështu?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po mua më vjen të vdesë në ato momente, është e tmerrshme, është skandal. Domthethënë nuk ka turp më të madh se një femër që dhunon.

Meshkujt është e tmershme por akoma më e tmerrshme është që të nisë dhuna nga dora e gruas. O zot çfarë po na shohin sytë”, u shpreh e përlotur Neda.

ME TE LEXUARAT