“Xibraka”/ Berisha: Ja pse Rama refuzoi interpelancën me Bardhin

Bota

“Xibraka”/ Berisha: Ja pse Rama refuzoi interpelancën me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme mbi zhvillimet politike në Kuvend, teksa u ndal tek interpelanca urgjente që kërkoi Gazmend Bardhi me kryeministrin Rama lidhur me dosjen “Xibraka”.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar Berisha deklaroi se Edi Rama e refuzoi interpelancën për narkotrafikantin Olsi Rama, pasi ky i fundit ka zbatuar vetëm porositë e kryeministrit.

Sipas Berishës, Rama shkoi e kërkoi strehim politik në SPAK tek ‘Damani i partisë’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

E morët vesh sot zotërinj, miqtë e mi?

Edi Rama refuzoi të paraqitet në interpelancë në parlament për të dhënë shpjegime për kriminelin narkotrafikant Olsi Rama, vëllain e tij.

A e dini ju pse nuk u paraqit dot?

Sepse Olsi Rama ka qenë vetëm ushtar i tij.

Sepse Olsi ka zbatuar vetëm porositë e tij.

Dhe tani paturpësisht deklaroi se ka kërkuar strehim politik te Damani i partisë.

Edhe aty do të kapin Edi Rama, edhe aty do të të gjejnë.

Ta kesh të qartë se nuk ka Daman dhe Zaman që të shpëton ty nga drejtësia e vërtetë, nga ligjet e këtij vendi.

Tirana e tëra po zien sonte.

Tirana është e gatshme të derdhet në rrugë.

Tirana pret me padurim të përmbushë misionin e saj.

Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët dhe Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion