Eneda Tarifa konfirmon lidhjen me sportistin e njohur, çifti shijon pushimet së bashku (FOTO)

Showbiz

Eneda Tarifa konfirmon lidhjen me sportistin e njohur, çifti shijon

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, dhe basketbollisti Gent Lasku kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka publikuar një foto në krah të sportistit në profilin e saj në “Instagram” teksa shijojnë pushimet së bashku.

Në foto, ata pozojnë të shtrirë në shezlong të përqafuar me njëri-tjetrin. Santorini është destinacioni që çifti ka zgjedhur për të shijuar pushimet e verës.

Në imazhin e publikuar Eneda dhe Gent Lasku duken shumë të dashuruar. Ndërkohë lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut.

Por tashmë historia e dashurisë, duket e formalizuar, teksa të dy nuk ngurrojnë që të dalin edhe publikisht së bashku.

 Eneda Tarifa konfirmon lidhjen me sportistin e njohur, çifti shijon

Fotot e Enedës ku shfaqej në krahët e basketbollistit Gent Lasku në një lokal duke u përqafuar, bënë xhiron e rrjetit. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion