EMRI/ Ndërron jetë këngëtarja dhe aktorja e famshme

Showbiz

EMRI/ Ndërron jetë këngëtarja dhe aktorja e famshme

Këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Paris të dielën.

Së fundmi këngëtarja kishte anuluar koncertet për arsye shëndetësore. Birkin lindi në Londër por gjeti famë duke kënduar në frëngjisht dhe u zhvendos në Francë në vitet 1970.

Marrëdhënia e saj personale dhe artistike me Serge Gainsbourg e bëri atë të famshme në mbarë botën pas hitit të tyre ndërkombëtar “Je t’aime… moi non plus”. Dueti u regjistrua në 1968, disa muaj pasi u takuan në xhirimet e filmit Slogan. Dyshja ishin së bashku për 12 vjet, por mbetën miq pas ndarjes së tyre.

Pas ndarjes së tyre në 1980, Birkin u shfaq në shumë filma dhe regjistroi albume të shumta solo. Këngëtarja frymëzoi edhe çantën e famshme i cili frymëzoi krijimin e çantës së famshme Hermès Birkin. Në vitin 1981, aktorja ishte pranë shefit ekzekutiv të Hermès, Jean-Louis Dumas në një fluturim nga Parisi në Londër.

Pas një bisede mes të dyve se sa e vështirë ishte gjetja e një çante që mund të plotësonte nevojat e Birkin si nënë e dy fëmijëve, lindi çanta Birkin. Sipas raportimeve, Dumas e projektoi çantën aty për aty dhe e quajti atë me emrin Birkin kur u prodhua.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion