Emocione të forta për Julin, aktori shpërthen në lot kur shikon të atin në ekran

Showbiz

Emocione të forta për Julin, aktori shpërthen në lot kur

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me shumë emocione në shtëpinë e BBV, pasi të gjithë banorët kanë ndjekur natën e parë të spektaklit, kur ata hynë një nga një në shtëpinë e edicionit të tretë të reality shoë-t.

Një prej konkurrentëve që përjetoi emocione më të forta ishte Juli, i cili ndërsa pa klipin e prezantimit të tij, para i doli edhe i ati. Kjo bëri që Juli të mos e përmbajë veten dhe të shpërthejë në lot.

Në momentin kur u shfaq në Led Wall pamja e tij me të atin Zef Deda, Juli u prek, me duar në sy duke fshirë lotët dhe buza që i dridhej shprehu se sa shumë i mungon dhe sa i mërzitur ndihet për largimin e tij nga kjo botë.

Në një moment gjatë klipit Juli shprehej: Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai sigurisht do më kishte mbështetur me të dyja duart. Para se të largohej nga jeta unë e kam diskutuar me të dhe më tha patjetër. “Në qoftë se ndodh që të futesh mos e tradhto Julin”, këtë më tha dhe unë do mundohem ta zbatoj porosinë e tij dhe finale që ne të jemi të qeshur dhe unë do jem i qeshur dhe do përpiqem të bëj sa më shumë për të qeshur sepse kjo do ishte dëshira e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion