Shi dhe vetëtima, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Shi dhe vetëtima, parashikimi i motit për ditën e sotme

Të premten Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 9 deri 15°C

-në zonat e ulëta 10 deri 21°C

-në zonat bregdetare 11 deri 20°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion