Egli Takos nuk i del inati me Fifin, merr këtë vendim të papritur ndaj saj

Pas daljes nga Big Brother VIP 4, Egli Tako krijoi një miqësi të ngushtë me këngëtaren Fifi, duke u shfaqur shpesh së bashku dhe duke nisur projekte muzikore të përbashkëta. Bashkëpunimi i tyre i parë mori vëmendjen e mediave dhe fansave, por kohët e fundit situata ka ndryshuar.
Kënga “2n1” u fshi nga kanalet e Fifit, për t’u rikthyer disa ditë më vonë, duke nxitur zhurmë mediatike. Egli reagoi me kujdes, pa polemika publike, por marrëdhënia mes tyre duket se ka përfunduar.

Të dyja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, edhe pse më parë kishin ruajtur kontakt edhe pas krisjes së raporteve. Shenjat tregojnë qartë se bashkëpunimi dhe miqësia mes Fifit dhe Eglit ka marrë fund.


