E papritur! Rozana Radi kërkon të lërë shtëpinë e BBVIP4!

Rozana Radi ka paralajmëruar se do të largohet nga shtëpia e BBVIP4 pas debatit të ashpër me Livian. Pas kësaj konfrontimi, ajo nuk ka arritur të mbajë lotët, duke shpjeguar se e ka mbrojtur gjithnjë Livian dhe ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për të.
Ndërsa qëndronte në oborr, Rozana u shpreh se ndihet e vetmuar dhe se nuk e përballon dot gjatë presionin e lojës.
"Duan që unë të dal jashtë”, tha Rozana, ndërsa Kelly dhe Rizarta qëndronin afër saj, duke dëshmuar për tensionin që është krijuar.
Ky shpërthim emocionale ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në rrjetet sociale, ku shumë e kanë mbështetur Rozanën si një mbrojtëse të vazhdueshme të Livia-s.


