Ish-zyrtari i Drejtësisë krah Ramës: SPAK mos të bëjë gabim t'i marrë celularin!

Politikë

Ish-zyrtari i Drejtësisë krah Ramës: SPAK mos të

Avokati dhe ish-kryeprokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka komentuar deklaratën që dha kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku shprehej; SPAK-u mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim.

Ish-kryeprokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i ka dhënë të drejtë Edi Ramës.

“Nëse hetimi pasuror bëhet i pa-bazuar, kalojmë në shkelje. Prokuroria po tenton të targetojë një person dhe ta marrë atë person, ta fusë në filtrat e hetimit pasuror ose penal dhe pastaj të fillojë të gjejë veprën penale.

Është shkelje sepse hetimi duhet të nisë pasi është deklaruar vepra penale, grupi hetimor vendoset në lëvizje dhe fillon punën. Por nuk mundet që një personi t’i kërkohet telefoni dhe t’i thuhet që do të bëj hetime për ty dhe të gjej ndonjë korrupsion për ty.

Kjo gjë nuk funksionon kështu, ndaj kryeministri ka shumë të drejtë kur thotë se nuk e dorëzon telefonin. Edhe pse unë mendoj se Rama e kishte për të gjithë telefonat e popullit që janë marrë në mënyrë të padrejtë, ai ka të drejtë kur thotë që celulari nuk merret pa prova, duhet të jetë i bazuar", tha Beçi në DritareTv.

ME TE LEXUARAT