Aksident në Rrogozhinë, kamionçina humb drejtimin, tre të plagosur!
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2025, 20:35
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë- Lushnje.
Mësohet se një kamionçinë është përplasur me një furoristradë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes.
Shkak i aksidentit dyshohet se fuoristrada ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë teksa po parakalonte dhe është përplasur me kamionçinën.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.


