“Do ndonjë këngë tjetër t’ja falim?!”, Soni Malaj "akuzon për vjedhje” Dua Lipën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë televizive
Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, duke u rikthyer pak edhe në kohë me kujtimet e performancave që ajo bënte bashkë me Spirit Voice, grupin nga i cili edhe nisi karrierën.
Në veçanti, artistja me origjinë nga Tropoja ka diskutuar edhe për këngën e famshme “Fuoristrada”, të cilën grupi e kishin kënduar në festivalin “Këngët e Stinës” në vitin 1997.
Kënga ka një ngjashmëri të madhe pothuajse identike në një pjesë të saj me vijën melodike të këngës “Dance The Night” të Dua Lipës, të cilën ajo e publikoi gjatë vitit 2023 si kolonë zanore për filmin hit “Barbie”.
@rtshqiptar Soni Malaj në gjyq me Dua Lipën? #edielajone #rtsh #ermalpeci ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar
Ngjashmëria mes dy këngëve kishte shkaktuar një valë komentesh në internet, me shumë që pyesnin nëse kënga ishte kopjuar dhe nëse janë ndërmarrë hapa ligjorë apo jo.Megjithatë, Soni e pyetur nëse Dua i kishte paguar asaj diçka për këtë këngë, me shaka tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përballet me akuza për ngjashmëri ose kopjim të këngës.
Vitin e kaluar ajo kishte kaluar një betejë ligjore për hitin e saj “Levitating”, pasi disa artistë pretendonin se Dua e kishte kopjuar gjithë vijën melodike të këngës, dhe nuk kishte paguar.


