Aksident në Shkodër, makina del nga rruga, plagosen dy adoleshente

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina del nga rruga, plagosen dy adoleshente

Një aksident ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy adoleshente, pasagjerë në automjet. Të lënduarat janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, 24 vjeçari u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT