Përplasi për vdekje të riun shqiptar, familja e 26-vjeçarit i fal gjakun shoferes

Kosovë&Rajon

Përplasi për vdekje të riun shqiptar, familja e

26 vjeçari Sh.H i cili humbi jetën vdiq mesditën e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është varrosur sot.

Në ceremoninë e varrimit familja e të ndjerit i ka falur gjakun familjes së të dyshuarës që ka shkaktuar aksidentin.

Nga pamjet që janë publikuar familja Habibaj në prezencë të shehut i kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur se prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës.

Sipas kërkesës për paraburgim thuhet se e dyshuara duke drejtuar makinën në mënyrë të pakontrolluar, ka goditur shtyllën e semaforit dhe semafori pas rrëzimit e godet këmbësorin Sh.H, i cili si pasojë e lëndimeve vdes në vendin e ngjarjes.  

ME TE LEXUARAT